E FUNDIT/ Ilir Meta heq dorë nga transferimi i tij nga burgu, merr vendim që…

Ilir Meta ka vendosur të heqë dorë nga transferimi i tij drejt burgut të Fierit.

Shkak për tërheqjen nga kërkesa fillestare depozituar në mesin e muajin Tetor 2024 tek zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë bërë takimet e shpeshta që Ilir Meta kryen me fëmijët, anëtarët e familjes, avokatin e tij mbrojtës dhe zyrtarët e Partisë së Lirisë.

Sipas Ora News, Meta preferon të qëndrojë në ambientet e paraburgimit Nr.313 në Tiranë, duke sjellë një lehtësim kohor të personave që marrin takim thuajse çdo ditë me të në burg.

Ndaj Metës, SPAK ka ngritur akuzën e “Fshehjes së pasurisë”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve publikë” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.