Një qytetare ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania ku shihet një punonjëse e Policisë Rrugore duke konsumuar cigare gjatë orarit të punës.
Sipas qytetares që e ka filmuar videon pasditen e sotme pranë zonës së Xhamllikut në Tiranë, kjo sjellje është e papranueshme për një përfaqësuese të ligjit në detyrë, sidomos në atë orar kur është kulmi i trafikut rrugor në kryeqytet.
Siç shihet dhe në video, policja e qarkullimit me një dorë mban cigaren të cilën e thith herë pas here, ndërsa me dorën tjetër tabelën.
Qytetarja shprehet i irrituar nga sjellja e polices, të cilën e krahason me atë të një “gangstereje”, ndërsa shton se nuk ka hasur kurrë një punonjëse policie në vendet që ka vizituar që në orarin e shërbimit të tymosë duhan.
Mesazhi i plotë i qytetares:
Mirembrema JOQ..Sot pasdite rreth ores 17:30 u ndodha ne kryqezimin me semafor te rruges qe te con per Xhamllik e me pas Dajt ,pikerisht perballe Bar “ Oslo”..Me beri pershtypje nje police e qarkullimit e cila dukej sikur po kontrollonte levizjet e makinave qe ne ate ore jane te shumta dhe ne njeren dore mbante cigaren qe e thithte here pas here dhe ne doren tjeter paleten. Ne orar sherbimi ne kulmin è trafikut policja me cigare ne dore e ne goje dukej si “ gangstere”..Te me falni por nuk me kane pare syte ne asnje vend ku kam qene ( Evropian dhe tjeter) qe ne orarin e sherbimit te pihet duhan si pa gje te keq perpara gjithe asaj prezence makinash dhe njerezish.Nuk e di kjo police qe duhani nuk mund te pihet kur je duke punuar ne cdo lloj peofesioni dhe aq me shume ne krye te nje detyre te tille ..Ishim ne nje shoqeri qe na beri shume pershtypje.Do t’ju luteshim ta benit publik kete rast qe personat qe pranojne te punojne ne detyre te tille ( sherbyes i ligjit dhe i rendit) te mesojne te pakten rregullat ligjore dhe morale te cdo pozicioni sidomos atij shteteror..Po ju dergojme edhe videon qe ta shohin te gjithe se si policia rrugore qendron ne krye te detyres.