KOSOVË- Është publikuar fotoja e 59-vjeçarit, Ekrem Sadiku, i cili ditën e sotme plagosi me thikë katër persona në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”. Dy prej tyre ishin djemë dhe 2 të mitura, njëra prej të cilave ishte një 10 vjeçare. Gjithashtu katër të plagosurit janë dërguar në spital, dy prej të cilëve po trajtohen në Prishtinë. Ndërsa shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta.