Burri denoncon gruan në polici: ‘Më ndërhyn në rrjetet sociale’! Nisin hetimet për 26-vjeçaren!

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Shkodër, ku një i ri ka denoncuar në Polici bashkëshorten e tij me pretendimin se i ka ndërhyrë në rrjetet e tij sociale dhe ia ka keqpërdorur ato. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet V.D., i cili ka denoncuar gruan e tij, shtetasen M. P., 26 vjeçe, banuese në fshatin, Lëpushë. Autoritetet policore raportojnë se kjo e fundit është proceduar penalisht dhe ndaj saj kanë nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Një 26-vjeçare me iniciale M.P. (banuese në fshatin Lëpushë) është proceduar penalisht pasi bashkëshorti i saj e ka kallëzuar se ajo ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.