Aksident në Greqi, humb j’etën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar. VlDE0

GREQI- Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Athinë, pas një aksidenti automobilistik të shkaktuar nga përplasja e dy motorëve. Mediat greke raportojnë se aksidenti i frikshëm ndodhi mëngjesin e djeshëm, në kryqëzimin e rrugëve Kipseli-Zakynthos, ndërsa mësohet se në aksidentin tragjik u përfshinë dy motomjete, që po lëviznin në të njëjtën korsi.

Motori i drejtuar nga 18-vjecari shqiptar është përplasur më motorin e drejtuar nga një 16-vjeçar. Si pasojë i riu shqiptar ka rënë nga mjeti dhe është zvarritur për disa metra pa ndjenja deri sa ka humbur jetën. Drejtuesi tjetër i mjetit është plagosur lehtë. Të dy motoçiklistët rezultuan se nuk kishin kaskë mbrojtëse. Policia ndërkohë po heton me tej shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Kujdes pamje të rënda: